Kosova

OSBE në Kosovë, seminar dyditor mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

osbe-ne-KievMisioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë në Prishtinё një seminar dyditor mbi sfidat praktike dhe ligjore në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit për rreth 40 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, prokurorisë dhe gjyqësorit.
Pjesëmarrësit në seminar, i cili nis nesër, do të shqyrtojnë legjislacionin aktual dhe do të mundohen të identifikojnë mënyra për të përmirësuar më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave gjatë hetimeve, ndjekjes penale të rasteve dhe gjykimeve.
Drejtori i Departamentit për Siguri Publike të OSBE-së, Dushko Zavishiq, Drejtori për Inteligjencë dhe Analiza në Policinë e Kosovës, Ahmet Nuredini; Prokurori Special, Blerim Isufaj; dhe Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi do të flasin në këtë ngjarje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button