Home / Politika / Nishani-Thaçi: BE, e ardhmja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës

Nishani-Thaçi: BE, e ardhmja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka thënë se e ardhmja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është drejt Bashkimit Evropian.

Ndërsa Thaçi, nga ana e tij ka vlerësuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk po ndodh për shkak të paaftësisë së BE-së.

Sa i takon zërave për Shqipërinë e madhe, Thaçi ka theksuar se, termi në fjalë përmendet më shumë në Beograd sesa në Tiranë e Prishtinë.

“Nuk besoj që është rastësi që në të dy vendet tona, jo tash, por para 100 vitesh, është deklaruar dhe është shkruar fort besimi, për ne dielli lind nga perëndimi.

Integrimi evropian, ka thënë Nishani se është proces që ka sfidat e veta si dhe stacionet.

“Përderisa është proces që ka nisur para 100 vitesh në filozofi, parime dhe përcaktim, do të vazhdojë gjatë pa u ndikuar nga procese politike”, ka thënë Nishani në një konferencë për media.

Leave a Reply

%d bloggers like this: