Bota

Kreu i FBI, spekulime për pasuesin e Comey

FBI është në ethe pasi presidenti Donald Trump, krejt papritur, shkarkoi drejtorin e saj, James Comey, me stafin e agjencisë që u thirr në një mbledhje emergjence në mesin e spekulimeve se kush do të zërë postin e mbetur bosh.

Zëvendësdrejtori Endriu McCabe, është në detyrë për momentin por ai nuk ka gjasa të emërohet nga Trump për postin e drejtorit. Zgjedhje të tjera të mundshme dhe të përfolura në orët e pas shkarkimit të Comeyt, janë ndihmës drejtori Pol Abbate, ish kryetari i komisionit të inteligjencës në dhomën e përfaqësuesve Majk Roxhers dhe përfaqësuesi republikan Trei Goudi, një ish prokuror ky që udhëhoqi hetimin e kongresit mbi rolin e Hillari Klintonit në sulmet e vitit 2012 mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.

Aleatë të ngushtë në fushatën e Trump, mes të cilëve ish kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudi Xhuliani dhe sherifi i kontesë së Miluokit në Uiskonsin, David Klark, janë emra të përfolur por të dy ata do të ishin figura shumë politike për t’u vendosur në krye të një agjencie që është projektuar për të qenë e pavarur.

Comey që ishte emëruar në detyrë nga ish presidenti demokrat Barak Obama, kishte edhe gjashtë vite e gjysmë mandat si drejtor i një agjencie me 56 zyra në terren në SHBA dhe më shumë se 30 mijë punonjës. Drejtori i ri i FBI duhet të emërohet nga Trump dhe të konfirmohet nga senati amerikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button