Ekonomia

BSH-Këshilli Mbikëqyrës: Niveli i depozitave në një situatë normle

TIRANE, 30.03.2010 - Godina e Banka e Shqipërisë  ATSH.Foto: Agim DobiKëshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u mblodh sot, për të ndjekur nga afër dhe në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në tregjet dhe institucionet financiare, si edhe në veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë. Mbështetur në informacionin e analizuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se zhvillimet në tregjet e parasë, të këmbimit valutor dhe në atë ndërbankar, paraqiten të qëndrueshme në drejtim të vëllimit të veprimtarisë dhe të luhatshmërisë, në përputhje me ecurinë e tyre sezonale dhe trendet historike. Të dhënat operative nga sektori bankar, tregojnë një ecuri normale të nivelit të depozitave dhe një situatë të qëndrueshme në zhvillimin e veprimtarisë.
Ndër të tjera në deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës thuhet se Kuvendi duhet të marrë masa për Postin e Inspektorit t6ë Përgjithshëm. “Këshilli Mbikëqyrës u njoh me ecurinë e masave të marra dhe vlerëson përpjekjet e drejtimit të Bankës së Shqipërisë për normalizimin e situatës. Në këtë kuadër, Këshilli Mbikëqyrës thekson vlerësimin dhe mbështetjen e plotë për punën e personelit të institucionit qendror monetar. Këshilli Mbikëqyrës, ndonëse çmon se përcaktimet ligjore janë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë edhe në situatën aktuale, shpreh nevojën për organizimin e drejtimit të institucionit në një kohë të shpejtë. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e Kuvendit faktin që ligji nuk siguron vazhdimësinë e funksionit të Inspektorit të Përgjithshëm, në kushtet e mungesës së tij. Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës rithekson angazhimin e plotë për ushtrimin me përgjegjshmëri të funksioneve që i cakton ligji”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button