Ekspozita

Kosova dhe Shqipëria në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia

Kosova dhe Shqipëria kanë hapur pavionet e tyre në edicionin e 57-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Delegacione zyrtare nga dy vëndet kanë qënë të pranishëm në ceremonitë e hapjes së dy pavioneve respective, ndërsa nuk ka munguar për ta vizituar këtë event të rëndësishëm të artit dhe kryeministri Edi Rama.

Kosova prezantohet në këtë Bienale nga artisti i njohur Sislej Xhafa, i cili është autori i veprës “Lost and Found”, ku trajton temën e të zhdukurve në luftë, vepër kjo që po përcillet nga shumë artdashës dhe me një vëmendje të madhe nga media ndërkombëtare.
Nga Kosova në hapjen e pavionit ishin zëvendësministri i Kulturës Rexhep Hoti ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, si dhe ministria e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Pavijoni i Kosovës është hapur për vizitorë nga artisti Sislej Xhafa, i cili ishte i shoqëruar nga kuratorja Arta Agani dhe komisioneri Valon Ibraj. Në pavionin shqiptar artisti Leonard Qylafi prezanton “Ndodhi në kohën e tashme” nën kurimin e Vanessa Joan Muller. “Ndodhi në kohën e tashme” prezantohet nga një artist që ka aftësinë të risjellë historinë e së shkuarës me një këndvështrim, kërkim dhe praktikë kontemporane.

Qylafi prezantohet me piktura dhe dokumente personale që sjell një kontrast midis historive individuale dhe kujtesës kolektive, në një trajtim sa politik, aq edhe poetik. Duke e krijuar lidhjen e tij me kohën, artisti prodhon një ngjashmëri dhe analogji të fortë dhe të re, e cila ngre shumë pyetje, duke e bërë edhe më emocionuese potencialin e dinamikës së narrativave të paraqitura. Leonard Qylafi (datëlindja 1980) është artist kontemporan shqiptar që punon në mediume të ndryshme si: video, fotografi, muzikë dhe pikturë. Ai ka studiuar Atelieri Pikturë, në Akademia e Arteve, Tiranë, Shqiperi.

Ai punon dhe jeton në Tiranë, Shqipëri. Kuratorja Vanessa Joan Muller, drejtore e Departamentit të Dramaturgjisë në Kunsthalle Vjenë ka studiuar histori arti dhe teori filmi në Ruhr University Bochum dhe mban një PhD në Histori Arti. Ajo ka publikuar shumë ese dhe artikuj mbi artin bashkohor dhe teorinë e tij. Vanessa Joan Muller punon dhe jeton në Vjenë, Austri. Komisioner i Pavijonit ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Vendi kudo të hapet pavijoni shqiptar Venue Arsenale, Sale d’Armi, kati parë, ndërtesa A.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button