Bota

Përmbytjet në Kanada, Trudeau me helikopter mbi zonë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau dhe kryeministri i Kebekut Filip Kouillard të enjten, për të mbikëqyrur dëmtimet nga përmbytjet historike që goditën pjesë të Kebekut dhe kolumbian britanike më herët këtë javë.

Ai i tha gazetarëve se qeveria e tij do dhuronte një milionë dollarë për kryqin e kuq, në përpjekjet për të ndihmuar zonat e përmbytura dhe ka inkurajuar kanadezët të kontribuojnë edhe ata për këtë kauzë.

Autoritetet kanë nisur një operacion pastrimi pas përmbytjeve që detyruan më shumë se 2700 vetë të braktisin shtëpitë dhe dëmtuan rreth 3900 struktura.

Rreth 3100 vetë mbetën pa energji elektrike dhe qeveria federale ka dislokuar një personel ushtarak prej 1730 vetash. Autoritetet e transportit në Kanada kanë kufizuar trafikun detar përgjatë Shën Lorencit, një trajektore e rëndësishme lundrimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button