Kronika

KLSH kallëzon në Prokurori kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

KLSH kallëzon në Prokurori me akuzën e shpëdorimit të detyrës, Kryetarin e Bashkisë Himarë, Drejtorin e Planifikimit, Zhvillimit dhe Kontrollit të Territorit, Drejtorin e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes, Përgjegjësin e Zyrës Juridike, 3 anëtarë të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit (NJHDT), 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe 2 Mbikëqyrës Punimesh.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik, mbi përcaktimin e kritereve konkuruese për marrjen pjesë në prokurime, në vlerësimin e ofertave ekonomike, në zbatimin e punimeve, në fushën e tatim-taksave, si dhe në ruajtjen e administrimin e dokumenteve e konkretisht për:

Z. J.G. me detyrë Kryetar i Bashkisë Himarë, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor;

Z. K.K. me detyrë inspektor i vlerësimit dhe i kontrollit në terren në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në cilësinë e anëtarit të NJHDT;

Znj. B.RR. me detyrë Inspektore e regjistrimit dhe procedurave në Drejtorinë e të ardhurave, në cilësinë e anëtarit të NJHDT;

Z. TH.S. me detyrë Përgjegjës i Zyrës Juridike, në cilësinë e anëtarit të NJHDT dhe anëtarit të KVO;

Znj. M.L. me detyrë ish-Përgjegjëse e Financës, në cilësinë e anëtarit të NJHDT;

Z. F.B. me detyrë specialist i lartë ndërtimi, në cilësinë e anëtarit dhe Kryetarit të KVO;

Z. E.M. me detyrë specialist i topografisë, në cilësinë e kryetarit të KVO dhe anëtarit të NJHDT;

Znj. I.LL. me detyrë kontabiliste për të ardhurat e shpenzimet, në cilësinë e anëtarit të KVO;

Z. S.K. me detyrë specialist ndërtimi në Drejtorinë e Shërbimeve, në cilësinë e anëtarit të KVO;

Z. O.V., me detyrë specialist prokurimesh, në cilësinë e Kryetarit të KVO;

Z. A.B. me detyrë Drejtor i Mirëmbajtjes, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button