Maqedonia

Zaev: Dhunuesit i kam falur, por nuk pres që t’i falë dhe shteti

“Gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë organizuar hyrjen e masës në Kuvend me plan dhe qëllim që të kryejnë vrasje”. Kështu është shprehur sot para prokurorit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, kur ka dëshmuar për zhvillimet në Kuvendin e Maqedonisë që ndodhën në natën e 27 prillit.

Sipas mediave maqedonase, Zaev sot është paraqitur në Prokurorinë Themelore për të dhënë dëshminë e tij lidhur me zhvillimet e përgjakshme që ndodhën natën e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Kuvendi ka 5 hyrje, protestuesit tentuan të futen nga të gjitha anët, por ia arritën që të hyjnë vetëm nga hyrja kryesore e Kuvendit, për shkak se dy deputet i hapën dyert. Ndërkohë që në hyrjet tjera, dyert ishin të mbyllura dhe sigurimi i Kuvendit e bëri punën e vetë,” tha Zaev.

Zaev pret që me drejtësinë të përballen të gjithë ata persona ndaj të cilëve ekzistojnë dëshmi si kryerës të dhunës, organizator dhe porositës të të gjithë asaj që ndodhi brenda dhe jashtë Kuvendit.

“Unë personalisht dhunuesit i kam falur që të nesërmen, por nuk guxojmë të lejojmë që edhe institucionet t’i falin”, tha ai.

Gjatë ditës pritet që dëshmitë e tyre para Prokurorisë t’i japin edhe Radmilla Sheqerinska, Petre Shilegov dhe Oliver Spasovski.

Në Prokurorinë Publike janë thirrur edhe deputetët të cilët kanë qenë të pranishëm në kohën e sulmeve të cilat ndodhën më 27 prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button