Home / Politika / Basha: Nuk është protestë, por referendum për ‘Republikën e Re’

Basha: Nuk është protestë, por referendum për ‘Republikën e Re’

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij nga  protesta tha se kurrë më parë nuk janë mbledhur kaq shumë njerëz nw protestw.  Sipas tij, në protestën e sotme janë 3 herë më shumë njerëz në sheshin që ai e cilësoi si një referendum historik.

Deklarata e Lulzim Bashës

Kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarë në një vend të vetëm si sot. Kurrë më parë, nuk ka bekuar drita e perëndisë, një bashkim kaq të madh zemrash dhe vullnetesh si sot, ky është referendumi i shqiptarëve për republikën e re. Kjo nuk është protestë por referendum për Republikën e re.

Jemi tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik. Më 18 shkurt, u bashkuam në këtë shesh për t’i thënë ndal keq qeverisjes, ndal drogës, ndal krimit dhe për të kërkuar zgjedhjet e lira si themeli i bashkëjetesës demokratike dhe themeli i mirëqenies, sigurisë dhe të ardhmes europian të kombit tonë.

Ju shoh e ju dëgjoj edhe ju atje në fund para heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Siç ju kam dëgjuar 85 ditë e 85 net me radhë që nga fillimi i lëvizjes sonë të madhe kombëtare, popullore e qytetare në bashkimin e 18 shkurtit.

Ajo që nisi si rruga e bashkimit, i vetmi shteg ku miliona shqiptarë të shtypur, të nëpërkëmbur, të dhunuar, të mashtruar, e të sh’punësuar, ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit që kish kapluar të madh e të vogël, gegë e toskë, demokratë e socialistë, myslimanë e të krishterë, për shkak të qeverisjes dhe shtetit të dështuar e kriminal, që iu shkatërroi ekonominë, ju vrau vendet e punës, për rrugën e vetme të daljes nga gjendja e mjerë u kthye në motorin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anembanë vendit, ngjalli kurajën në zemrat e çdo shqiptari.

Këtu keni ardhur sepse besoni tek republika e re. Këtu nuk keni ardhur se besoni vetëm tek një njeri apo një parti. Sepse arritja më e madhe e këtyre muajve është ripërtëritja e besimit të çdo shqiptari tek vetja e vet Ripërtëritja e besimit tek vetja dhe familja dhe të gjithë bashkë tek bashkimi. E nisëm për një objektiv: Zgjedhje të lira dhe të ndershme! Si themeli i demokracisë! Sot jemi këtu për shumë e më shumë! Nuk jemi këtu për një ndryshim të vetëm, por për ndryshimin më të madh në historinë tonë kombëtare!

Gjithçka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit tonë, falë qëndresës suaj, me ndihmën e Zotit, gjithçka do të ndryshojë, asgjë nuk do të jetë më si parë! Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut Historik Kombëtar! Ne shqiptarët e bashkuar nga sot nuk e pranojmë dhe nuk e njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës!

E si mund të pranojmë më shqiptarët një shtet ku 18-vjeçari shtyhet drejt vetëvrasjes në qelitë e burgut për një cigare hashash dhe trafikantët e hashashit bëhet deputetë, ministra deputetë, darkojnë me të parin e qeverisë dhe mbushin kontot e tij bankare?! E si mund të pranojmë kur mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, kur mijëra familje ende pa ndihmë ekonomike, kurse pushtetarët shtrohen në dreka e darka.

Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që si ushtrinë e taksidarëve në kurriz të biznesit të vogël duke e torturuar, shantazhuar deri në qindarkën e fundit, duke e privuar nga buka e gojës, ndërkohë që vetë ata ndërtojnë vila, hotele dhe blejnë pasuri në vendet më të pasura të botës? Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që lla mijëra maturantë jashtë auditorëve dhe rriti kaosin dhe mijëra të tjerë i detyroi të ndërpresin studimet ndërkohë që një grusht oligarkësh dhe pronarësh universitete të lidhur me Edi Ramën bëjnë miliona?

Si mund ta pranojmë republikën e vjetër kur ish-të përndjekurit politikë poshtërohen dhe u vihen ministër i Brendshëm, njeriun që i dënoi për fajin e vetëm se gëzuan ditën kur vdiq diktatori. Si mund ta pranojmë republikën e vjetër që drogën e futi në tunele dhe e shet për pasurimin e Edi Ramës dhe një grushti oligarkësh të lidhur me të?

One comment

  1. shqip@yahoo.com

    Basha.Sali berisha krijoi republicen e pere te hajduterise dhe ti do te krijosh republiken e dyte te hajduterise.NATO ne Tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published.