Amerika

Presidenti Obama do të shpjegojë planin kundër ISIS

Presidenti Barack Obama do të spjegojë sonte përmes një fjalimi në televizon strategjinë e tij për të luftuar grupin ekstremist Shteti Islamik. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë thotë se presidenti do të flasë mbi kërcënimin që paraqesin militantët dhe planin e tij për të zhbërë dhe shkatërruar Shtetin Islamik.      

obama                                            

“Presidenti beson se kjo ka përparësi të lartë për sigurinë kombëtare. Kur përballemi me të tilla situata, presidenti beson se është e rendësishme që amerikanët të kuptojnë përparimet e bëra deri tani, dhe këto përparime janë të rëndësishme dhe të konsiderueshme. Presidenti beson tek rëndësia e komunikimit me popullin për ndryshime të rendësishme dhe formimi i një qeverie gjithpërfshirëse në Irak është pikë e rëndësishme kthese.  Presidenti dëshiron ta bëjë të qartë për të gjithë se çfarë do të arrihet përmes stategjisë tonë.” 

Zëdhënësi nuk dha detaje mbi ato që presidenti ka në plan të thotë. Por presidenti ka përjashtuar rikthimin e forcave amerikane në Irak.   Të martën, presidenti i njoftoi udhëheqësit demokratë dhe republikanë të Kongresit mbi planin e tij.  Senatori republikan Mitch McConnell u tha gazetarëve se ka një mbështetje të gjerë dypalëshe mes ligjëvënësve lidhur me çështjen e Shtetit Islamik.

“Ata përbëjnë një kërcënim real për ne. Ndaj kemi nevojë  nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, udhëheqësi më i rendësishëm në botë, për një plan për eleminimin e tyre.” 

Disa ligjvënës këmbëngulin që presidenti të marrë miratimin e Kongresit para ndërmarrjes së veprimeve ushtarake kundër Shtetit Islamik, përfshi goditje të mundshme ajrore në Siri. Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti u tha udhëheqësve të Kongresit se ai e ka këtë autoritet.

Shteti Islamik ka marrë pjesë të mëdha të Irakut verior dhe Sirisë, duke terrorizuar pakicat fetare dhe jo-myslimantë. Së fundmi, ata u prenë kokën dy gazetarëve amerikanë në Siri dhe hodhën në iternet skenat e tmerrshme.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë realizuar 153 sulme ajrore kundër Shtetit Islamik brenda Irakut. Presidenti ka thënë se ato do të vazhdojnë për sa kohë nevojiten të mbrojnë shtetasit dhe interest amerikane në rajon.  Administrata po ashtu po kërkon të ndërtojë ata që kryediplomati John Kerry e quan, një koalicion global të koordinuar që mund të zgjasë për vite me rradhë.  Zoti Kerry arriti në Bagdat sot, ndalesa e pare e një turneu diplomatic në Lindjen e Mesme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button