Home / Sporti / Drama e futbollistit Artur Lekbello, grekët mbledhin para për ti zgjatur jetën, po FSHF dhe klubi “Tirana”!
Traineri i Tiranes Artur Lekbello, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Besa e Kavajes, 1-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane.

Drama e futbollistit Artur Lekbello, grekët mbledhin para për ti zgjatur jetën, po FSHF dhe klubi “Tirana”!

Artur Lekbello në gjendje kritike. Lajmi i keq vjen nga Selaniku, aty ku ish-futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare dhe Tiranës po lufton për jetën. “Panorama Sport” mëson se prej kohësh 51-vjeçari vuan nga një sëmundje e rrallë dhe për t’u diagnostikuar ka një kosto të papërballueshme nga familja Lekbello.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur një sensibilizim të madh në Greqi sa u përket problemeve shëndetësore të Lekbellos, i cili për tetë sezone luajti me fanellën e Arisit të Selanikut. Mediat në shtetin fqinj prej ditësh po raportojnë për sëmundjen e Lekbellos, teksa një ndërgjegjësim të madh për fushatën sensibilizuese ka bërë klubi i Arisit, ku Arturi jo vetëm ka luajtur, por ka qenë për disa vite trajner në ekipet e moshave.

Lekbello

SENSIBILIZIMI

Sipas asaj që shkruajnë gazetat sportive helene, kryetari i veteranëve të Arisit, Janis Venos, ka njoftuar se më 17 maj do të zhvillohet një ndeshje miqësore për të mbledhur para për terapinë e ish-futbollistit. Rreth luftës që po bën Lekbello, i cili po jeton një dramë personale kohët e fundit, duke qenë se vuan nga një sëmundje e muskujve, ka folur vetë kryetari i shoqatës së ishlojtarëve të Arisit.

Lekbello 2

“Jemi këtu për të ndarë me tifozët e Arisit dhe gjithë Selanikun mbështetjen që duhet të japim për ish-lojtarin tonë, Artur Lekbello. Do të zhvillohet një ndeshje miqësore për të ndihmuar Arturin më 17 maj, me një ekip të përbërë nga ish-lojtarët e Arisit kundër atyre që shpallën Greqinë kampione Europe në vitin 2004. Duhet të mbledhim disa të ardhura, të cilat  do ia dorëzojmë Arturit, me qëllim që të fillojë terapinë për kurimin e sëmundjes së muskujve në Berlin ose Amerikë.

Lekbello

Ky është një rast që ndodh 1 herë në 2 milionë. Është shumë e rrallë… Ai është ende i ri, vetëm 51 vjeç dhe ka dy fëmijë. Majat e gjymtyrëve nuk mund t’i lëvizë fare. Nuk mundet as të ngrejë telefonin, nuk mundet të ngrejë dorën të përshëndesë dikë. Rasti i tij na ka shtangur.

Shanset për të jetuar me këtë sëmundje janë deri në 3 vjet dhe Arturi ndodhet në vitin e pestë. Duhet ta ndihmojmë të arrijë të pamundurën. Sëmundja po përparon, kështu që të gjithë të vijnë në stadium, të mbështesim Arturin të zgjasë jetën”, deklaroi Venos.

HABIA

FSHF dhe klubi i Tiranës, asnjë nismë për ish-lojtarin. Në një kohë që mediat greke dhe opinioni sportiv në Selanik po bën gjithçka për të mbështetur Artur Lekbellon, çuditërisht nga institucioni i futbollit shqiptar dhe klubi i Tiranës nuk ka asnjë shenjë për ndonjë nismë sensibilizuese për të ndihmuar ish-lojtarin. Lekbello ka luajtur 32 ndeshje me fanellën kuqezi të përfaqësueses, duke qenë një prej lojtarëve të rëndësishëm të viteve ’80-’90.

Lekbello Artur, trajneri i Tiranes

Gjithashtu, 51-vjeçari ia ka kushtuar karrierën e tij fanellës bardheblu të Tiranës, përpara se të emigronte në Greqi, ku u bë idhull për tifozët selanikas të Arisit. Për herë të fundit, Lekbello ka qenë në sezonin 2012-2013 në krye të Tiranës, të cilën e drejtoi për herë të parë si trajner. Megjithatë, aventura e tij zgjati pak dhe pas kthimit në Selanik iu shfaq sëmundja e rrallë që po e mundon shumë

JORGIS MEMO

Leave a Reply

%d bloggers like this: