Kronika

Vritet një 60-vjeçar në Burrel, dyshohet për hasmëri, para 4 vitesh ju vra vellai

Një 60 vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Rukaj të Burrel.
Policia bën të ditur se viktima është shtetasi Hajredin Lleshi dhe nga të dhënat e para dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri.
Mësohet se policia është njoftuar për vrasjen nga djali i viktimës. Sipas policisë, autorët e kanë thirrur viktimën dhe menjëherë sapo ai ka dalë nga banesa e kanë qëlluar me armë, të paktën katër herë mbi trupin e tij dhe më pas janë larguar me një automjet.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa janë ngritur edhe disa pika kontrolli.

Mësohet se para katër vitesh, në të njëjtën mënyrë është vrarë edhe Xhavit Lleshi, vellai i viktimes së djeshme

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button