Kosova

Jabllanoviqi e pranon Kosovën shtet, regjistron në KQZ parti të re

Ish-kreu i Listës Serbe në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq, është rikthyer në skenën politike kosovare me një parti të re. Kjo vjen vetëm dy ditë pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ktheu atë duke mos ia regjistruar partinë atij. Jabllanoviq tashmë ka jetësuar partinë duke e emëruar si ‘Partia e Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih Srba – PKS). Gazeta Express ka siguruar statutin e partisë së Jabllanoviqit.

Sipas të njëjtit, “Partia e Serbëve të Kosovës”-PKS është organizatë politike e formuar sipas rregullave të përgjithshme dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, me qëllime të veçanta të përcaktuara me Programin e Partisë së Serbëve të Kosovës të miratuar në Kuvendin Themelues të mbajtur më 06.04. 2017, në Leposaviq.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 13-të në të cilën është diskutuar për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 11 qershor.
Në këtë mbledhje u bë e ditur se ish-kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq është bërë me parti të re.

Partia e tij e re që do të quhet “Partija Kosovskih Srba-PSK”, sipas KQZ-së është në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës.

Në prill të këtij viti, Aleksandër Jabllanoviq ishte emëruar në krye të Listës Serbe. Kjo kishte hasur në reagime të mëdha brenda këtij subjekti politik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button