Rajoni

Vuçiqi “ankohet” te Putini për shqiptarët

Presidenti i zgjedhur dhe ende kryeministri serb Aleksandar Vuçiqi është “ankuar” edhe te “cari rus”, Vladimir Putin për shqiptarët.

Kështu, mediat serbe njoftojnë se Aleksandar Vuçiq ka biseduar në Pekin me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putinin, lidhur me deklaratat për “Shqipërinë e madhe” me të cilat tash e një kohë të gjatë po merret shtypi i Beogradit dhe zyrtarë të tij, raporton Gazeta Blic.

Siç transmeton gazeta Serbe “Novosti” në bisedën e cila u zhvillua gjatë darkës që e ka organizuar i pari i Kinës Si Xhinpin, Vuçiqi Putinit i është ankuar për “kërcënimet” e shqiptarëve ndaj serbëve.

Një konfirmim zyrtar për këtë “ankesë” të Vuçiqit nga pala serbe as nga ajo ruse ende nuk ka patur.

Mediat beogradase transmetojnë se Putin në bisedë me Vuçiq ka vlerësuar se si situata në rajon “disi po ashpërsohet”.

Nga ana e tij, Vuçiq ka falënderuar Putinin për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Serbisë, duke thënë se është e mundur që të ngritet shkëmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve.

Njëkohësisht, kryeministri serb pret që presidenti i Rusisë sa më shpejt që të jetë e mundur të nënshkruajë rregulloren në bazë të të cilës armatimi rus do të arrijë në Serbi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button