Kronika

Përplasje mes policisë bashkiake dhe të rendit në Shkodër

Axhenda e takimit të kryeministri Rama në Shkodër ditën e sotme, ka shkaktuar përplasje mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake në sheshin para bashkisës.

Debati nisi për shkak të përplasjes së orareve të aktiviteteve që do të zhvillohen në të njëjtin vend, njëri në orën 10:30 nga bashkia dhe tjetri pasdite nga kryeminstri, në një takim me të rinjtë socialistë.

Në momentin kur punonjësit e bashkisë kanë nisur të vendosin një tendë, ka ndërhyrë policia, duke u thënë se për këtë nuk kanë leje dhe se pasdite do të ketë kryeministri takim. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar menjëherë pas përplasjes mes policisë së Rendit dhe asaj bashkiake.

“I bëj thirrje kryeministrit Rama të mos provokojë” ka thënë Ademi gjatë një deklarate për mediat.

Ajo theksoi se “në mënyrë të paligjshme Policia e Shtetit ndërhyri për të mos lejuar zhvillimin e aktivitetit për ditën ndërkombëtare të familjes”.

“Bashkia Shkodër do ketë aktivitet edhe në orën 17:00-20:00 dhe i bej thirrje kryeministrit Rama që të mos provokojë, sepse lejen për aktivitetin nuk e ka në oborrin poshtë bashkisë, por pranë prefekturës”- tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button