Kronika

Shpërthen bombola e gazit, plagoset i moshuari

Një bombol gazi ka shpërthyer në banesë, plagoset 63-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë në lagjen nr 4 në Korçë,  në banesën e shtetasit E.P, rreth 63 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bombola ka shpërthyer aksidentalisht, ku për pasojë ka marrë djegie trupore shtetasi i mësipërm i cili është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button