Home / roze / Avrile Lavigne ‘vdiq’ 12 vjet më parë

Avrile Lavigne ‘vdiq’ 12 vjet më parë

Nga viti 2002 deri në 2007 këngëtarja kanadeze Avril Lavigne u bë mjaft e dashur me këngët “Complicated” dhe “Girlfriend” duke u mësuar adoleshentët e kohës që të vishnin kravatë me T-shirt.

Sigurisht, si shumë njerëz në sytë e publikut, Avril e gjeti veten subjekt të thashethemeve dhe gossip. Por ndoshta konspiracioni më i fundit që po qarkullon është më i çuditshme dhe argëtuesi.

Sipas këtij konspiracioni Avril është pranuar në sallën e famshme të dyshimtë të “celebrity impostor”, i populluar nga Paul Mc Cartney dhe Eminem, pas diskutimeve mbi vdekjen e saj në 2003 dhe rikthimin nga një ‘klonim’.

Ajo filloi në Twitter si një nga supozimet më qesharake. Dikush postoi fillimisht se këngëtarja kishte ndërruar jetë, teksa mijëra të tjerë shprehën keqardhjen për këtë.

Duket se kjo shërbeu si ‘ushqim’ për përdoruesit e tjerë të Twitter dhe teoricienët e konspiracionit. Teoria se Avril ishte vetëm 18 vjeç kur hyrë në vëmendjen ndërkombëtare, dhe shumë shpejt e pati të vështirë vëmendjen e paparacëve. Dhe ajo e bëri këtë.

Mesa duket, emri i asaj që ngjan me të është Melissa Vandella “dhe ato u bënë shumë shpejt shoqe”.

Jo vetëm kjo, por sipas teorive, Avril mori Melissa në studio dhe e mësojë të këndojë si ajo. Kështu që mendohet se Melissa mori vendin e Avril, duke u bërë ajo, dhe madje ka ecur dhe në tapetin e kuq me të. Mesa duket ndryshimet dukeshin qartë. Teksa Avril pëlqente të vishej me pantallona, në 2003 në tapetin e kuq, që supozohet të jetë Melissa, veshi fustan. Avril nuk i pëlqente të tërhiqte vëmendje, por Melissa po.

Tragjedia për Avril erdhi në 2003, kur i vdiq gjyshi, me të cilin ishte jashtë mase e lidhur dhe ishte mbështetësi i saj më i madh. “Prova” është një fjalë e fortë, por teoricienët e lidhin këtë e lidhin këtë me faktin se Melissa ka një tjetër ditëlindje nga Avril Lavigne dhe kur Avril u pyet për teorinë e konspiracionit në një intervistë, u bë mjaft “nervoze”.

E vërteta është se Avril po lufton me sëmundjen e Lymë që nga 2015, që pasoi dhe divorcin me bashkëshortin e saj Chad Kroeger. Kjo ndoshta shpjegon dhe arsyen pse ajo nuk ka qënë kaq shumë në sy të publikut.

Leave a Reply

%d bloggers like this: