Kronika

Shkodër, sekuestrohen mbi 60 kg marijuanë; një në pranga

Forcat e policisë së Shkodrës kanë finalizuar në orët e fundit me sukses operacionin e koduar “Jeran”.
Në kuadër të tij janë sekuestruar mbi 60 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë dhe është arrestuar një person, në kushtet e flagrancës.
I arrestuari, sipas burimeve zyrtare të policisë, është identifikuar si shtetasi Vilson Çuti, 34 vjeç, nga fshati Jeran i Malësisë së Madhe.
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit përkatës për akuzën “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button