Home / Sporti / Dhuna në takimin Flamurtari-Partizani, si degradoi ndeshja. Kryeson Kukësi

Dhuna në takimin Flamurtari-Partizani, si degradoi ndeshja. Kryeson Kukësi

Takimi i djeshem në Vlorë mes Flamurtarit dhe Partizanit i cili përfundoi 1:1, nuk kaloi pa incidente.
Tifozeritë e të dyja skuadrave u përplasën duke hedhur sende të forta ndaj njëra-tjetrës, ndërsa në një moment të caktuar u ndërpre dhe takimi, me gjyqtarin kryesor që kërkoi ndërhyrjen e dy kapitenëve për të qetësuar situatën.
Shishe uji dhe gurë u hodhën nga të dyja krahët, ndërkohë që në një moment tifozët e Partizanit shkulën edhe të gjithë stolat e tribunës ku ndodheshin, duke i hedhur ato drejt fushës.
Policia ishte e shumtë në numër, ndërsa pas ndërprejes për disa minuta të takimit, ndërhyrja dhe prania e tyre pranë tifozëve të Partizanit qetësoi disi situatën. Megjithatë, sharjet nuk munguan gjatë gjithë ndeshjes.
Tifozët e Partizanit u larguan nga ambjentet e stadiumit rreth 45 minuta pas përfundimit të ndeshjes, nën masa të rrepta sigurie, duke u vendosur tek autobusët që i kishin sjellë nga Tirana.
Megjithatë, edhe gjatë kësaj faze ata nuk i kursyen sharjet dhe sulmet me sende të forta ndaj gazetarëve të pranishëm, pasi nuk kishte prani të tifozëve.
Autobusët u shoqëruan nën masa të rrepta nga policia deri në dalje të qytetit të Vlorës, ndërkohë që një fishekzajar u hodh pranë tyre në momentin e daljes nga ambientet e stadiumit.

Ndeshjet e tjera:

“Famurtari”-“Partizani” 1:1

“Skenderbeu”-“Tirana” 1:0

“Laci”- “Vllaznia” 3:0

“Korabi”-Kukësi” 1-3

“Lufttari”- “Teuta” 1-1

Kryeson “Kukësi” me 72 pikë dhe një pikë më poshtë është “Skënderbeu” me 71 pikë. Partizani është në vend të tretë me 68 pikë dhe vazhdon “Luftëtari” 41, “Vllaznia 39”, “Teuta” 37, “Flamurtari” 36, “Laçi” 36, “Tirana” 35 dhe “Korabi” me 13 pikë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: