Kronika

Totozani: Reforma në drejtësi nuk do të bëhej pa ndërkombëtarët

Avokati i Popullit Igli Totozani mori pjesë sot në Tryezën e diskutimit të nivelit të lartë “Sfidat e zbatimit të reformës në Drejtësi”.

Në fjalën e mbajtur Totozani theksoi problemet në sistemin e drejtësisë.

“Një nga çështjet që shqetësojnë sot shqiptarët, është sistemi aktual i Drejtësisë në Shqipëri, i cili nuk garanton ruajtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Pa një sistem drejtësie të pavarur, eficent dhe të drejtë, Shqipëria nuk do të ndërtojë dot, një ekonomi konkurrente, një politikë të pastër, një jetë të sigurt për qytetarët e saj, për investimet e brendshme dhe të huaja, në fund të fundit një Shtet të së Drejtës.

Sistemi i drejtësisë është në themel të një shteti demokratik dhe modern ndaj edhe ky sistem duhet reformuar rrënjësisht”, u shpreh Totozani.

Avokati i Popullit ka falënderuar ndërkombëtarët, pasi sipas tij reforma në drejtësi nuk do të bëhej pa ndihmën e tyre. Sipas tij, ata ishin zëri i qytetarëve.

“Dëshiroj në radhë të parë të falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimin Europian për punën dhe këmbënguljen e jashtëzakonshme, për nisjen, konceptimin, si dhe ndihmën gjatë zbatimit të kësaj reforme në drejtësi, nga Ambasadori Donald Lu dhe ambasadorja Vlahutin, por edhe kolegë të tjerë të Euralius, Departamentit të Drejtësisë, Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit etj. Ata kanë qenë përfaqësues dhe zë i qytetarëve që nuk kanë zë. U kanë dhënë zë atyre njerëzve të heshtur, që nuk gjejnë vend në tavolina konferencash, që nuk gjejnë ekrane TV për të shprehur dëshirën e tyre të madhe për të pasur një Shqipëri të drejtë, transparente me një sistem drejtësie, që do ta garantoj këtë gjë”, u shpreh ai.

Related Articles

Nje koment

  1. Totozani.Ti ke jetuar me sistemin fashist te drejtesise te sali berishes per shume vjet.Si nuk te vjen turp qe flet.Prit edhe pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button