Kosova

Hoxhaj takon homologun nga Estonia, mbështetje për Kosovën në agjendën evropiane dhe të integrimeve

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar homologun e tij nga Estonia, ministrin Sven Mikser, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

 Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Estonisë, dhe për besimin e treguar në pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Meqë Estonia do ta marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, palët kanë diskutuar për mënyrat e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga ana e Estonisë për agjendën evropiane të Kosovës, përfshirë MSA-në, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Kjo gjë që për ne është shumë e rëndësishme përkitazi me atë që e kemi thënë edhe publikisht, që ambiciet tona politike janë të aplikojmë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, mirëpo, natyrisht kjo do të ndodh pasi që ne t’i përmbushim obligimet tona të brendshme si shtet”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se Kosova dhe Estonia, si dy vende të ngjashme për kah territori dhe popullsia mund të mësojnë dhe të përfitojnë shumë nga njëra tjetra, ndërsa ka treguar se kanë diskutuar për mënyrat e bashkëpunimit mes sy vendeve, me theks të veçantë bashkëpunimi në aplikimin e qeverisjes online në Kosovë, edukimin, ekonominë etj.

Dy homologët kanë biseduar edhe për zhvillimet në rajon dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button