Sporti

Rrethi i 74-t Çiklistik, tjetër ekskluzivitet i RTSH-së

Pasi ka shkruar historinë, duke sjellë për shqiptarët përgjatë një transmetimi maratonë 10-ditor Botërorin e Aeronautikës në Fluturimet e Lira me Precizion, në atë që ishte një sfidë e kapërcyer me sukses sa i përket transmetimeve sportive, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar tanimë ka pranuar një tjetër sipërmarrje edhe më të madhe.
Bëhet fjalë për edicionin e 74-t të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë, që do të zhvillohet nga data 20, deri më 24 maj 2017 dhe që do të përcillet për sportdashësit nga transmetuesi publik.
Një gjë e tillë është zyrtarizuar të martën nëpërmjet nënshkrimit të një kontrate midis Drejtorit të Përgjithshëm të Radio-Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Për Anxhakun, mbështetja e Radio-Televizionit Shqiptar është garanci për një veprimtari të suksesshme.
Ndërsa për Drejtorin e Përgjithshëm, Thoma Gëllçi, pasqyrimi i këtij Rrethi Çiklistik do të jetë një përvojë e shtuar edhe për vetë Radio-Televizionin Shqiptar, sa i përket transmetimit të veprimtarive madhore sportive, kombëtare dhe ndërkombëtare. Sipas tij, Rrethi i 74-t Çiklistik është edhe një mundësi mjaft e mirë e potencialit turistik të Shqipërisë nëpërmjet sportit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button