MaqedoniaRajoni

“Brexit nuk do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet tregtare mes Maqedonisë dhe Britanisë”

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) që ndryshe njihet si Brexit, nuk do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ekonomike mes Maqedonisë dhe Britanisë, është vlerësimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), e cila në kuadër të një forumi biznesi ka mirëpritur në Shkup afaristë të shumtë nga Oda Ekonomike e Londrës së Jugut.

Kreu i Asamblesë së Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), Antoni Pesev, në një prononcim për mediat, tha se forumi i sotëm me afaristët nga Anglia paraqet vazhdimin e kultivimit të marrëdhënieve ekonomike, për çka sot do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi i cili do të forcojë pozicionet e kompanive nga Maqedonia.

Pesev, theksoi se një sasi e madhe e importeve nga Britania paraqesin materiale të nevojshme për kompanitë e huaja në Maqedoni, të cilat vihen në përdorim në prodhimet të cilat eksportohen nga Maqedonia në tregjet e treta.

“Brexiti nuk do të ndikojë negativisht në bashkëpunimin me Maqedoninë, por ajo që ngelet është të bëjmë përpjekje që kornizën të cilën e kishim vendosur me BE-në për tregti të lirë të jetë e një profili të njëjtë edhe në të ardhmen, prandaj bashkëpunimi me odat mund të ndihmojë raportin tonë të përgjithshëm me Britaninë e cila paraqet partnerin tonë të dytë ekonomik pas Gjermanisë”, tha Pesev.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Londrës së Jugut, Gerry MacDonagh, nga ana e tij tha se qëllimi i ardhjes në Shkup është eksplorimi i mundësive afariste në Maqedoni, për çka ardhur më një delegacion prej 28 anëtarësh, të cilët pasqyrojnë diversitetin etnik dhe ekonomik të kryeqendrës së Britanisë.

“Kemi ardhur bashkë me afaristë nga sektori i mjekësisë dhe medikamenteve, me njerëz nga sektori i jurisprudencës, me pronarë të hoteleve dhe restoranteve si dhe me njerëz nga industria e ushqimit, pra bëhet fjalë për një gamë të gjerë të veprimtarisë sepse Oda jonë është multidisiplinare”, tha MacDonagh, i cili shprehu bindjen se kjo vizitë do të jetë frytdhënëse.

OEM thotë se këmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe është rreth 1 miliardë dollarë, nga të cilat importe janë rreth 800 milionë, mirëpo siç thonë 500 milionë janë për lëndë të parë e cila u shërben kompanive për prodhimet të cilat eksportohen.

Afaristët nga Maqedonia në forumin e sotëm do të hapin çështjen e liberalizimit të tregut të fuqisë punëtore dhe liberalizimin e regjimit të vizave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button