Home / Ekonomia / Emigrantët rrisin remitancat

Emigrantët rrisin remitancat

0301-KEMBIMI-VALUTOR-526x350Remitancat e emigrantëve shqiptarë drejt familjeve në Shqipëri në 6 muajt e parë kapën vlerën 251 milionë euro, një nivel gati i njëjtë si e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa vërehet rritje në 3 muajt e dytë, maj-korrik.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ky trend tregon ndalimin e uljes së remitanacave, fenomen që u vërejt kur nisi kriza ekonomike në Itali dhe Greqi, ku jetojnë dhe punojnë rreth 1 milionë shqiptarë si emigrantë ekonomikë.
Në 3-mujorin e dytë maj-korrik emigrantët sollën në familjet e tyre 135 milionë euro, me një rritje prej 5 milionë euro më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhë.
Rimëkëmbja e Italisë dhe sidomos Greqisë, që po del nga recesioni, pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e remitancave dhe përmirësimin ekonomik të familjeve të emigrantëve këtu në Shqipëri, që do të kenë më shumë mundësi për të rritur kursimet familjare.
Që prej vitit 2007, remitancat erdhën në rënie dhe ekspertët vlerësojnë dy arsye. Së pari, kriza ekonomike pas 2008-s, që goditi rëndë Italinë dhe Greqinë, la shumë të papunë, duke bërë që një numër i madh emigrantësh të ktheheshin në vend, duke u prerë burimin financiar të afërmeve të tyre. Së dyti, rënia e remitancave ka dhe një arsye tjetër, që lidhet me shumë emigrantë, të cilët punojnë jashtë prej mbi 10 vjet dhe që kanë nisur të shkëpusin gradualisht lidhjet me të afërmit e tyre në Shqipëri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: