Politika

Vasili: Të zbatohet menjëherë paketa “McAllister”

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka shpërndarë një deklaratë urgjente pas pranimit të opozitës të ofertës amerikane dhe paketës “MCAllister”.

“Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike. Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më, – deklaron Vasili. – Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent. Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister. Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin. Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”, – pëfundon deklarata e Vasilit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button