Kronika

Vdekja e 16-vjeçares në spitalin privat, nis procedimi penal për tre mjekë

Policia ka nisur procedimin penal për tre mjekë të pitalit privat ‘Continental’ në Tiranë, ku dy ditë më parë humbi jetën 16-vjeçarja Blerta Pepa.

Në procedim penal janë mjekët, Jovan Polizol Kosta, Moeibus Gehart Ulf dhe Tefik Zhurda. Dy mjekët e parë janë shtetas që jetojnë përkatësisht në Janinë dhe Athinë.

Mjeku anestezist Tefik Zhurda

Ndërkohë Tefik Zhurda është mjeku anestezist i cili tentoi vetëvrasjen pas ngjarjes së rëndë ku mbeti e vdekur adoleshentja, dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë per jetën.

Mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm, çka mendohet se shkaktoi edhe vdekjen e 16-vjeçares Blerta Pepa.

15-vjeçarja Blerta Pepa hyri në sallën e operacionit pasi kishte dëmtuar meniskun e gjurit, por fatkeqësisht prej andej doli e vdekur. Adoleshentja ndërroi jetë pak pas mesnatës së të hënës, ku dyshohet si pasojë e një mbidozë narkoze, e cila i shkaktoi temperaturë tejet të lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button