Kronika

Durrës, u kapën duke përgatitur drogën për ta shitur në Tiranë, 4 në pranga

Specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar në Durrës brenda 24 orëve kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion të koduar “Qereka”, në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi prej 43 kg kanabis sativa, peshore elektronike, automjete, telefona celularë dhe janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit: F.T 48 vjeçe,banues në Qerekë, Krujë; A.K 39 vjeç, banues në Qerekë, Krujë; P.B 35 vjeç, banues në Qerekë, Krujë dhe L.B 24 vjeç, banues në Qerekë, Krujë

Sipas policisë, arrestimi I tyre u bë pasi: më datë 16.05.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit F.T u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 43 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa; dy peshore elektronike dore; një automjet tip Benz në pronësi të shtetasit A.K; një automjet tip Golf në pronësi të vëllezërve P.B dhe L.B dhe 4 aparate telefoni celular.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke përgatitur lëndën narkotike, futur në thasë me ngjyrë të zezë, me qëllim për ta shitur në qytetin e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button