Kronika

Zbulohen 10 parcela me kanabis në Shkodër, arrestohet kryeplaku

Dhjetë parcela të kultivuara me kanabis sativa janë zbuluar në fshatin Lekaj të Shkodrës.

Mësohet se në këto parcela ishin kultivuar 827 bimë narkotike kanabis sativa të cilat u asgjësuan me anë të djegie. Bimët narkotike kishin gjatësi nga 10 deri në 15 cm.

Policia e Shkodrës bën me dije se në pranga ka rënë kryeplaku i fshatit, Nikoll Plepi 62 vjeç për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre si dhe Altin Celin 25 vjeç për kultivim droge.

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe kultivuesi tjetër, 28-vjeçari me iniciale A.C.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button