Kosova

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, Haradinaj kandidat për kryeministër

Zyrtarisht në zgjedhjet e 11 qershorit, në një koalicion të madh do të garojnë së bashku PDK-AAK-Nisma, me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër. Këtë koalicion, në AAK e cilësuan si të ‘sforcuar’, derisa Nisma u shpeh se ky bashkim forcash erdhi pas një koalicioni të inatit që nënshkruan LDK-ja dhe AKR-ja, që kishin për qëllim fitoren me çdo kusht, pa asnjë parim.

Në një konferencë të vonë pas mesnatës, anëtari i kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj tha se Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës, i koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-Nisma dhe PDK-së.

Madje, Nitaj shtoi se besojnë fuqishëm se kjo është zgjidhja më e mirë dhe kjo është ajo kërkesa e disa viteve të fundit se ky vend ka nevojë të udhëhiqet nga një njeri që ka kredibilitet, dhe ky është Ramush Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button