Home / Rajoni / Maqedonia / Ivanov mandaton Zaevin për formimin e qeverisë së re

Ivanov mandaton Zaevin për formimin e qeverisë së re

Kabineti i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka njoftuar se kreu i shtetit do të mandatojë sot në ora 12:00 liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re të vendit.

Dorëzimi i mandatit vjen pasi Ivanovi ka pranuar njoftimin për ekzistencën e shumicës parlamentare në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë.

Më herët, Ivanovi refuzoi dhënien e mandatit me arsyetimin se rrezikohet unitariteti i shtetit dhe rendi kushtetues.

Presidenti Gjorge Ivanov, tha se gjithçka është lënë pas dhe se ka ardhur koha për të zbatuar kushtetutën.

“Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84/1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jetë kandidat të cilit do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë”, deklaroi Presidenti Ivanov.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe i mandatuari Zaev.

“Edhe njëherë dua të konstatoj para mbarë opinionit, se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka dorëzuar letrën ndërkohë që unë ashtu siç kam premtuar para qytetarëve dhe para presidentit Gjorge Ivanov kanë dorëzuar deklaratë në formë të garancive të cilat sot do t’i ndaj edhe bashkë me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njëlloj siç është dorëzuar në Kabinetin e Presidentit, ka thënë Zoran Zaev.

Leave a Reply

%d bloggers like this: