Home / Ekonomia / Gjiknuri: Skavica dhe shpërndarja e energjisë u diskutuan me Power China

Gjiknuri: Skavica dhe shpërndarja e energjisë u diskutuan me Power China

forumi-525x350Një ditë pas nënshkrimit të “Memorandumit të Bashkëpunimit’ mes Ministrisë së Energjitikës dhe kompanisë Power China, ministri Damian Gjiknuri i tha CRI Shqip se ka pasur një diskutim shumë intensiv për hidrocentralin e Skavicës dhe një projekt për sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sidomos për të luftuar fenomenin e vjedhjes së energjisë elektrike, nëpërmjet teknologjive dhe aplikacioneve që janë përdorur në vende të tjera.

“Jemi në një rrugë të mbarë duke diskutuar dhe presim që ekipet e specialistëve kinezë të vijnë në Shqipëri dhe të hulumtojnë nga afër çfare do të bëjmë në lidhje me zgjidhjet teknike të propozuara dhe më pas të shohim zgjidhjet ligjore dhe financiare të këtyre projekteve”, i tha Gjiknuri CRI Shqip.

Memorandumi u nënshkrua të mërkurën mes ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe zotit Zhang Jianyue, drejtor ekzekutiv i kompanisë Power China Chengdu Engineering Corporation Limited.

Një burim brenda takimit i tha CRI Shqip se për këtë marrëveshje është punuar për rreth gjashtë muaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: