Home / Politika / BE-SHBA: Urime për marrëveshjen për zgjedhje të lira

BE-SHBA: Urime për marrëveshjen për zgjedhje të lira

Pas OSBE, edhe zyra e Bashkimit Europian dhe Ambasada e SHBA në vendin tonë kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.

Zyra e Bashkimit Europian në vendin tonë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për kapërcimin e krizës politike që përjeton vendi prej muajsh.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter zyra e BE në Tiranë e cilëson marrëveshjen për zgjedhje të lira e të ndershme në interes të qytetarëve shqiptarë.

Urime për marrëveshjen për zgjedhje të lira e të ndershme në interierin më të mirë të gjithë qytetarëve shqiptarë”, thuhet në urimin e BE.

Ndërsa ambasada amerikane ka përgëzuar qytetarët, por edhe Ramën e Bashën në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes palëve. Në një njoftim zyrtar ambasada thekson se presin me padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në Shqipëri.

“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij te forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajon personale në farkëtimin e kësaj marrëveshjeje.

Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE, Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

One comment

  1. SHBA,BE>Marveshje me ke dhe perse?Marveshje me grupin fashist te sali berishes dhe per te sabotuar jeten e popullit shqipetar.Naivitet nderkombetar dhe shqipetar.Shqipetaret jetojne ne roberi fashiste qysh 100 vjet me pare,ne ate te hajdutit ahmet zogu(sali fashisti i ngriti muzeum dhe bust), ne roberine fashiste te kopese te Enver Hoxhes,ramiz alise lavires nexhmije hoxha adil carcanit, ne roberine fahiste te hajduteve fatos Nano dhe Ilir meta(kryehajduti president i shqipetareve por jo i popullit shqipetar)ne roberine fashiste te kopese te sali berishes,Lulezim bashes,Bujar nishanit,adriatik Llalles.Marveshja sot eshte per te ruajtur roberine fashiste te popullit shqipetar,sistemin fashist te drejetesise dhe vjedhjet,krimet .

Leave a Reply

%d bloggers like this: