Home / Kronika / INSTAT: Ulet numri i aksidenteve rrugore dhe vdjekjeve në muajin prill

INSTAT: Ulet numri i aksidenteve rrugore dhe vdjekjeve në muajin prill

Instituti i Statistikave publikoi shifrat mbi aksidentet e ndodhura në muajin prill 2017 ku u numëruan 150 aksidente rrugore. Në krahasim me prill 2016, numri i aksidenteve është ulur me 14,8 %.

Po sipas të dhënave të INSTAT numri i të aksidentuarve është 190 persona nga 222 që ishte një vit më parë. Në katërmujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 7,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të vdekur gjatë muajit Prill është 22. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,8 %.

Aksidentet rrugore, në 91,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç.

Në Prill 2017, numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 7 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u ul me 18,0 %.

Leave a Reply

%d bloggers like this: