Kronika
Ankimimi i PAP-së, Kolegji Zgjedhor shtyn seancën më 22 maj
Pak pasi Partia Agrare Ambientaliste u tërhoq nga ankimimi i saj për listat shumëemërore, Kolegji Zgjedhor vendosi të shtyjë seancën për ankimimin e Partisë Aleanca Popullore për këtë proces më datën 22 maj.
Vendimi u mor sot paradite, pas seancës së parë për shqyrtimin e ankimimit. Sipas vendimit të sotëm, Kolegji Zgjedhor vendos të thërrasë 15 partitë që janë regjistruar për zgjedhjet.
Kreu i PAP, Artur Dojaka ka deklaruar pas seancës, se “Kolegji Zgjedhor duhet të shprehet për ankimimin tonë”.
Më herët ai theksoi se “Nëse PAA vendosi te vepronte politikisht, partia e tij vendosi te vazhdojë ligjërisht, duke ndjekur rrugen ligjore”.