Ekonomia

Biznesi vlerëson arritjen e marrëveshjes, sinjale për kthimin e besimit

Sipërmarrjet shqiptare duket se po shohin ‘dritë në fund të tunelit’. Marrëveshja e shumëpritur politike iu ka dhënë atyre sinjale pozitive të kthimit të besimit.

Luan Bregasi, drejtues i Business Albania shprehet për Monitor.al se arritja e marrëveshjes politike mes dy formacioneve kryesore ishte një lajm i shumë pritur dhe që duhet inkurajuar. Sipas tij, kjo situata edhe pse nuk ka shifra, ka ndikuar jo pak në klimën e biznesit. “ Tashmë duket se do të kemi një klimë të re politike në vend dhe ne inkurajojmë politikën që më në fund gjeti gjuhën e përbashkët. Ne e shohim këtë si një sinjal dhe rikthim të besimit te biznesi i cili ka pasur kosto nga kjo situatë duke qenë se e kishte humbur”, tha z. Bregasi.

Ndërsa kreu i sektorit të hotelerisë pranë Shoqatës Shqiptare të Turizmit thotë se kjo është periudha më e vështirë për industrinë shqiptare e shkaktuar nga paqëndrueshmëria politike. “Marrëveshja çliroi ngërçin e krijuar të partnerët tanë strategjik. Por, shtyerja e zgjedhje për në datë 16 korrik do të ketë pasoja. ATA ka kërkuar vazhdimisht që të mos zhvillohen zgjedhje në periudhën që përkon me pikun e sezonit.

Zgjidhja e duhur do të ishte shtyrja e tyre për në shtator”, tha z. Topuzi.

Pas arritjes së marrëveshjes së një nate më parë, kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha po zhvillojnë sot një tjetër takim për të përcaktuar detajet e paktit të arritur. Takimi po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Marrëveshja politike nuk kufizohet vetëm në proçesin elektoral për një marrëveshje më afatgjatë.Palët kanë rënë dakord parimisht që votimi dhe numërimi elektronik të bëhet realitet për zgjedhjet e tjera parlamentare dhe vendore.
Për zgjedhjet aktuale po diskutohet vetëm mundësia e identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button