Home / Kronika / Abuzimi me pronat, procedim dy shtetasve në Korçë

Abuzimi me pronat, procedim dy shtetasve në Korçë

Agjentët e seksionit të Antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Korçës kanë dërguar për procedim penal dy persona, nën akuzën e falsifikimit të dokumentave me qëllim tjetërsimin e pronave.Burime policore lokale bëjnë të ditur se personi i parë është shtetasi me inicialet A.R, 55 vjeç nga Tirana, i cili ka falsifikuar dokumentacionin për marrjen e një objekti në pronësi të një shtetaseje me banim në Pogradec.

Ndërkohë, personi i dytë është një 54-vjeçar nga ky qytet, me inicialet Sh.T dhe funksionar në Zyrën e Regjistrimit të Pronave.

Në shkelje me ligjin, zyrtari në fjalë kishte regjistruar emrin e një personi tjetër si pronar të një sipërfaqeje toke, që zotërohet nga një shtetas tjetër.

Dy rastet e ndara po trajtohen nga Prokuroria e Korçës për akuzat “falsifikim dokumentash” dhe “shpërdorim detyre”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: