Politika

Zgjedhjet më 25 qershor. Rama-Basha detajojnë marrëveshjen

Data 25 qershor konfirmohet nga disa burime si data e zgjedhjeve, një nga kërkesat kryesore të Ramës që të mos shtyheshin përtej qershorit.

Palët kanë filluar të ndajnë se cilën pjesë të shtetit do të kontrollojë PD. Informacionet janë të rezervuara sepse bëhet fjalë për pikat kyce të shtetit, ku mund të kontrollohet administrata.

Takimi ka zgjatur për rreth 5 orë dhe në përfundim dy liderët politikë janë larguar në heshtje. Në orën 17, PS dhe PD kanë mbledhjet me grupet parlamentare përkatëse.

25 qershori mund të konsiderohet një datë interesante, sepse nëse nuk bëhet me ndryshim të Kodit Zgjedhor, do të bëhet nga KQZ.

Thuhet se Rama dhe Basha nuk janë të predispozuar të ndryshojnë kodin, ndaj dhe gjasat janë që cështja t’i kalojë Komisionit. Nëse kjo rezulton e vërtetë, kjo do të thotë se partitë do të dalin të ndara në zgjedhje, përfshirë PS dhe LSI.

Për momentin nuk mund të flitet për ndryshime ministrash, për të plotësuar kërkesën e PD. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë i bie që paketa McAllister të ketë rënë dhe të ketë një paketë Rama-Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button