Home / Politika / Xhafaj takon Ramën në zyrën e kryeministrisë

Xhafaj takon Ramën në zyrën e kryeministrisë

Një ditë pas marrëveshjes politike mes Ramës dhe Bashës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka takuar kryeministrin Rama në selinë e qeverisë, ku i pranishëm ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Xhafaj është një prej ministrave që, në bazë të marrëveshjes, do të zëvendësohet me një ministër teknik të propozuar nga opozita.

Nuk dihet tema e diskutimit mes tij dhe kryeministrit, ndërkohë ditën e hënë pritet që të miratohen edhe ndryshimet e reja në qeveri.

Xhafaj mori detyrën e ministrit të Brendshëm pas shkarkimit të paraardhësit të tij, Saimir Tahiri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: