Kronika

Shkodër-Krujë, asgjësohen 1240 rrënjë kanabis, arrestohen 2 shtetas

Policia e Shkodrës në vijim të kontrolleve të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike ka asgjësuar 924 bimë e fidanë kanabis sativa dhe 154 gr lëndë të dyshuara kanabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga një shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë

“Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur ish Reparti Ushtarak, fshati Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, pronë publike, ambient i hapur, u gjetën dhe u asgjësuan gjithsej 40 bimë (kubikë) të llojit kanabis sativa, dhe 160 bimë të llojit kanabis sativa të mbira në mënyrë të çrregullt.
Gjithashtu gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Pult, fshati Plan, vendi i quajtur qafa e Boshit, pronë publike, ambient i hapur, u gjetën të kultivuara 3 (tre) parcela dhe u asgjësuan gjithsej 687 bimë të llojit kanabis sativa, fidanë.

Për këto raste procedohen në gjendje të lirë L. K. 76 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg” Shkodër; D. K. 62 vjeç, banues në fshatin Gimaj Njësia Administrative Shalë Shkodër, me detyrë Kryeplak fshati; P. A. 49 vjeç, banues në fshatin Abat Shkodër, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Shalë Shkodër;
P. Rr. 43 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, me detyrë Kryeplak i fshatit Plan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasin Gj. Sh. 31 vjeç, banues në fshatin Plan Njësia Administrative Pult Shkodër.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Aliaj, në vendin e quajtur pylli Rragamit, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan një parcelë gjithsej, me 25 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, fidanë gjithashtu pas kontrollit të banesës së G.K, u gjetën dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 154 gr, të dyshuara kanabis sativa. Per këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.K, 59 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I.K. 29 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Pukë gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës të shtetasit Z.Gj, në territorin e Bashkisë Pukë, Njësia Administrative Gjegjan, fshati Mesul, vendi i quajtur Kodra, zonë e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 12 bimë narkotike të llojit kanabis sativa fidanë. Për këtë rast shpallet në kërkim shtetasi Z.GJ 57 vjeç, banues në lagjen Markatomaj Lezhë,

Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë: N. J. 48 vjeç, banues në fshatin Mesul Njësia Administrative Gjegjan Pukë, me detyrë Kryeplak në fshatin Mesul; A. P. 37 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë së Sherbimit pyjor Pukë; F. J. 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Kryetare e Njësisë Administrative Gjegjan Pukë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Po sot, policia e Krujës ka gjetur dhe asgjësuar 416 bimë kanabis sativa në fshatin Krastë.
Në pranga është vënë 24-vjeçari Sokol Rrahmani, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale S.Sh. Ndërkohë, bimët narkotike u asgjësuan me djegie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button