Kronika

Durrës, naftë dhe medikamente kontrabandë, arrestohen 2 persona

Specialistët e Krimit Ekonomik në Durrës kanë finalizuar me sukses 2 operacione në kuadër të të cilave është sekuestruar një sasi e konsiderueshme nafte dhe medikamentesh kontrabandë dhe janë arrestuar në flagrancë dy shtetas.

“Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e informalitetit, kanë finalizuar me sukses 2 operacione, të koduara ”Farmacia” dhe”Gomisti”. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: G.M 45 vjeç, banues në Durrës dhe I.T 46 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 18.05.2017, në lagjen Nr.13, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e farmacisë së shtetasit G.M , I’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 99 lloje medikamentesh me një vlerë 400 000 lekë, të cilat nuk kishin pullat fiskale të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Tiranë.

Gjithashtu, në lagjen Nr.3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku shtetasi I.T punonte si gomist, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 220 litra naftë e pa markuar në masën 90%, e cila është kontrabandë”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë” dhe ”Fshehja e të ardhurave” në ngarkim të shtetasit G.M dhe “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe ”Ruajtja apo depozitimi I mallrave kontrabandë” në ngarkim të shtetasit I.T.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button