Bota

Incidenti në “Times Square”, autori: Dëgjova zëra se do të vdisja

“Dëgjova zëra dhe mendova se do të vdisja”. Kështu është shprehur në polici gjatë marrjes në pyetje, sipas asaj që raporton shtypi amerikan, Richard Rojas, i riu që të enjten kaloi mbi turmën e këmbësorëve me makinën e tij në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut, duke vrarë një vajzë 18-vjeçare dhe plagosur 20 persona të tjerë.

Rojas, menjëherë pas incidentit, ishte në gjendje shoku: zbriti nga makina, ka vapuar në shesh, duke ulëritur para se të bllokohej nga policia.

“Unë desha t`i vrisja ata njerëz”, citohet të ketë thënë ai. Ish-marinsi 26-vjeçar ishte ndaluar dy herë më parë nga policia për ngarje të mjetit në gjendje të dehur. Vajza që humbi jetën ishte 18 vjeç. Ajo quhej Alyssa Elsman dhe kishte ardhur nga Miçigani bashkë me familjen për të vizituar qytetin. Motra e saj 13-vjeçare mbeti gjithashtu e plagosur në ngjarjen e rëndë.

Rrugët e “Time Square” ishin të mbushura me turistë kur makina e Rojas u vërsul mbi njerëzit tërësisht jodyshues për atë që do të ndodhte më pas. Incidenti solli menjëherë në mendje sulmet me makina në Londër, Nisë e Berlin, por kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio këmbëngul se nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë se bëhet fjalë për një akt terrorist.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button