Home / Bota / Assange ‘i lirë’, Suedia mbyll hetimet për përdhunim

Assange ‘i lirë’, Suedia mbyll hetimet për përdhunim

Prokurori i përgjithshëm i Suedisë ka vendosur të mbyllë hetimet për akuzën e përdhunimit ndaj Julian Assange. Marianne Ny paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Stokholmit për të revokuar mandatin e tij të arrestit, duke i dhënë fund mesa duket arratisë shtatëvjeçare të Assange.

45-vjeçari, i cili u bë i njohur 7 vjet më parë për të famshmin Wikileaks që bëri publike një lumë informacionesh sekrete të qeverisë amerikane, prej 5 vjetësh qëndronte i ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, në përpjekje për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku akuzohej për përdhunim.

Por tashmë Assange mund të përballet me gjykatën amerikane për rrjedhjen e qindra mijëra dokumenteve sekrete ushtarake dhe diplomatike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: