Ekonomia

Inovacioni, Shqipëria me vetëm një projekt për t’u financuar nga Komisioni Europian

Janë 2,165 ndërmarrje të vogla dhe të mesme që kërkojnë të financohen përmes fondeve të Bashkimit Europian në kuadër të programit Horizon 2020. Vetëm një kompani shqiptare është përzgjedhur në fazën e parë si e mundshme për t’u financiar

për rritjen e kapaciteteve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Të dhënat tregojnë se Italia është prezantuar me numrin më të madh të projekteve 389.

Sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia paraqiti numrin më të lartë të propozimeve 11, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia vetëm një.

Kjo tregon edhe aftësinë e ulët që kanë këto vende për të realizuar projekte që tërheqin këto institucione për t’i financuar. Mungesa e kapaciteteve qoftë nga sipërmarrjet private, por edhe nga ato shtetërore vlerësohet si pengesë për thithjen e shumë fondeve që vijnë nga Bashkimi Europian.

Në fazën e parë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të përfitojnë financime deri në 50,000 euro për të zhvilluar idenë dhe realizuar studimin e fizibilitetit.

Pjesa më e madhe e propozimeve i përkasin fushës së Teknologjisë së Informacionit (551), ndjekur ngaenergjia (228) dhe teknologjia në shëndetësi (205). Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme i përkasin 42 shteteve. Pas Italisë, e cila kryeson me numrin më të madh tëpropozimeve, vjen Spanja (358) dhe Britania e Madhe (156). Rreth 98% e aplikantëve ishin kompani të vetme. Faza tjetër do të jetë në datë 6 shtator.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button