Ekonomia

Janar- prill, rritet me 156% numri i vizitorëve për turizëm

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Prill 2017 është 764.485. Krahasuar me Prill 2016, ky tregues rezulton me rritje 17,8%. Por numri i shtetasve të huaj për qëllime të mirëfillta turizmi është rritur me 156% sipas INSTAT.

Në janar-prill 2017 e vizituan Shqipërinë për qëllime pushimi 234,779 turistë nga 91,577 që ishin të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me rritje 156%.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë 2017 është rritur 13,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit Prill 2017 janë 766.779 duke shënuar një rritje me 23,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muaji prill 2017 është 429.126. Krahasuar me muajin prill 2016 ky numër është rritur 17,3%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në katërmujorin e parë 2017 është rritur 5,8%, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 81,8 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 12,7 % dhe 5,5 %.

Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin prill 2017, rezulton 126.789, ndërsa në Prill 2016 ky numër ishte 63.911.

Në Shqipëri, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale në prill 2017 është 353.374 dhe përbëjnë 98,3%, të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Krahasuar me prill 2016, numri i shtetasve të huaj për qëllime personale është rritur 25,9%. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi përbën 1,7 % të hyrjeve të shtetasve të huaj, duke shënuar një rritje prej 16,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, në muajin Prill rezulton nga Kosova me 35,0%, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 13,7%, Greqia me 12,2%, Mali i Zi me 9,2%, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button