Kosova

Kapiteni i FSK-së shpallet oficeri më i mirë ndërkombëtar në SHBA

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës( FSK-së), Mentor Ibrahimi, pjesëtar i Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, u shpall oficeri më i mirë ndërkombëtar në kursin “ Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kapiten Ibrahimi që nga shtatori i vitit 2016 e deri më 18 maj 2017 ka marrë pjesë në kursin “ Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjenerata 17-1, dhe prej të gjithë oficerëve nga shtete të ndryshme u shpall më i miri.

Kapiten Mentor Ibrahimi gjatë shkollimit të tij në Kursin e Karrierës për Kapiten të Këmbësorisë në Qendrën e Ekselencës (Maneuver Center of Excellence) në Fort Benning të SHBA-ve, ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në fushat, si: Procesi i Vendimmarrjes Ushtarake, Terminologjia dhe Grafika Ushtarake dhe në Doktrinën Amerikane në përgjithësi.

Ndërkaq, pas përfundimit të kursit “Kapiten Karriere”, kapiteni Mentor Ibrahimi shpallet studenti më i mirë ndërkombëtar, me ç ‘rast nga komandanti i kursit gjeneral major Eric Wesley, si shenjë mirënjohjeje për arritje të jashtëzakonshme, i dhurohet libri me përmbajtje ushtarake “Fjalë për luftëtarët”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button