Kosova

Flamuri amerikan edhe në Kosovë ulet në gjysmë shtizë

flamuri-amerikan-edhe-n-euml-kosov-euml-ulet-n-euml-gjysm-euml-shtiz-euml_hdËshtë ulur në gjysmë shtizë flamuri i Amerikës në sheshin ‘Bill Clinton’. Kjo është bërë për të përkujtuar viktimat e 11 shatorit, ku nga sulmet terroriste me këtë datë janë vrarë mbi tremijë njerëz.

Sipas Agim Rexhepit, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, me këtë veprim kanë dashur të tregojnë që bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë me amerikanët çdo herë, madje siç u shpreh ai “shqiptarët edhe pse me numër të vogël, amerikanët mund të llogarisin te këta të fundit”.

“Ne shqiptarët dhe populli i Kosovës jemi të vetëdijshëm për krejt ato që ka bërë populli amerikan gjatë historisë për popullin shqiptar, andaj me një veprim të tillë, kemi dashtë me dëshmu e mi tregu popullit amerikan dhe popullit botëror që shqiptarët janë aleat strategjik i tyre”, ka thënë ai.

Ndryshe, ulja në gjysmë shtizë e flamurit është bërë për shkak të 11 shtatorit, ditës kur u rrëzuan kullat binjake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button