Arte

Kosova me pavijon në Festivalin e filmit në Cannes

Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon prezencën me pavijon në tregun e filmit Marche Du Film në Cannes, i cili është një prej tregjeve më të mëdha në botë, njofton kumtesa nga QKK.

Dje, 17 maj ka filluar edicioni i 70-të i festivalit të Cannes dhe këtë vit Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë i cili do të jetë i hapur deri me 26 maj 2017.

Qendra Kinematografike e Kosovës në treg do të promovojë filmat e fundit kosovarë në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit.

Këto ditë do të mbahen shumë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button