Home / Sporti / Real Madrid shpallet kampion i Spanjës

Real Madrid shpallet kampion i Spanjës

Real Madrid është kurorëzuar fitues i kampionatit spanjoll, për sezonin 2016-2017.
Ekipit të Zidane i mjaftonte një pikë në transfertën ndaj Malagës, për t’u shpallur kampion, por të besuarit e Zidane arritën të marrin tre pikët maksimale.
Ishte pikërisht sulmuesi portugez ai që zhbllokoi ndeshjen që në minutën e dytë, ndërsa Benzema dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë.
Edhe Barcelona arriti të marrë një fitore ndaj Eibarit, duke përmbysur disavantazhin 0-2, me tre gola në 25 minuta. Gjithsesi, kjo përmbysje nuk i shërbeu për asgjë katalanasve, pasi fati i titullit ishte në dorë të Realit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.