Kronika

Turqia kërkon “gylenistët” në Shqipëri

Kryeprokurori turk Mehmet Akarca kërkon bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa personave, kundërshtarë të Presidentit Erdogan që u përfshinë në ngjarjet e 15 korrikut të vitit të shkuar në Turqi, gjatë grushtit të shtetit.
Institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se këta persona strehohen në Shqipëri.
Kërkesën Kryeprokurori turk ja adresoi Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në Tiranë, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Nga ana e tij, kryeprokurori Llalla ka vlerësuar bashkëpunimin me autoritetet turke në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa i ka sugjeruar homologut turk nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, që do të mundësojë shkëmbimin në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët.
Dy prokurorët kanë folur edhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, nisur nga rreziku i përhapjes së terrorizmit në Ballkan dhe Europë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button