Opinion

Gjuha e arvanitasve, gjuha e perëndive

Do të ishte intelektuali arvanitas, Dhimitrios Kamaradas, i cili i entuziazmuar nga afrimi i fjalëve arvanitase me ato homerike dhe parahomerike do të shkruante: “Gjuha Arvanitase është gjuha e perëndive, është pikërisht gjuha që përmend Homeri”.

Studiuesit janë dashuruar me gjuhën e arvanitasve, me pastërtinë dhe trajtat e saj të bukura. Por do ishte arvanitasi i madh, Aristidh Kola që do e quante atë gjuha e perëndive. Në librin me të njëjtin titull, nga studimet e tij vetjake por dhe të studiuesve të huaj dhe ato shqiptarë, ai do mbronte tezën se populli pellazg është jo vetëm paraardhës i ilirëve por dhe i grekëve dhe shpërndarës i qytetërimit në pjesën më të madhe të botës. “Pellazgët dhanë shumë elemente të qytetërimit të tyre, jo vetëm grekëve por dhe fenikasve, babilonasve dhe shumë popujve të tjerë”, shkruan ai.

Do të ishte intelektuali arvanitas, Dhimitrios Kamaradas, i cili i entuziazmuar nga afrimi i fjalëve arvanitase me ato homerike dhe parahomerike do të shkruante: “Gjuha Arvanitase është gjuha e perëndive, është pikërisht gjuha që përmend Homeri”.

Po ku mbështeten autorët seriozë për këto teori kaq të vyera për shqiptarët? Fillimisht në dëshmitë, legjendat, traditat, fjalët dhe monumentet pellazgjike që janë të shpërndara nga Gadishulli Iberik gjeri në Indi. Autori thekson se nga Evropa deri në Indi ekziston një bashkësi elementesh gjuhësore që kishin për djep Ballkanin veri-perëndimor, ku ekzistonin dhe qendra shumë të lashta të kulturës pellazgjike e të kultit të Dodonës. Dodona dhe mali Tomorr përmenden që nga Epiri e deri në Shqipërinë qendrore. Ndërkohë që një degë pellazgjike (iliriane), Dardanët kanë lënë gjurmë të forta të kalimit të tyre nga Ballkani veri-perëndimor gjer në Indi e Tibet. Këtë rrugë do të ndjekë dhe Aleksandri i Madh, ku në Indi priftërinjtë do t’i kallëzojnë për fushata të bashkatdhetarëve të vet në atë vend.

Po cilat janë këndvështrimet e reja të studiuesit të madh arvanitas?

Pellazgët

Dihet tashmë që ai ishte një popull shumë i madh në numër, që u përhap në gjithë Greqinë, që asokohe quhej Pellazgjia, në Azinë e vogël, në Itali, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik. Dihet gjithashtu se pellazgët krijuan sistemin fetar të grekëve, u dhanë emrat perëndive dhe caktuan rregullat e adhurimit. Ishin një popull që lëviznin. Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar arvanitasit me pellazgët dhe disa i mbrojnë këto teza ndërsa të tjerë i hedhin poshtë. Por çfarë duhet më shumë për të mbrojtur një teori të bazuar kur njihet sistemi fetar, ideologjik, kur ke referimet nga më të vjetrit, kur ke bindjen e priftërinjve se paraardhësit e grekëve janë pellazgët, kur ke toponime, kur ke elemente gjeografike.

Grekët e pohojnë prejardhjen nga pellazgët

Autori i “Gjuha e perëndive” do të mbronte tezën se perënditë e Olimpit dhe kulte shumë të lashta pellazgjike përbëjnë sistemin më të bukur të adhurimit. Mendimtarët e vjetër janë të mendimit se krijuesit e sistemit të adhurimit janë pellazgët. Grekët e vjetër ishin të mendimit se paraardhësit e tyre ishin pellazgët. Herodoti do ishte i pari që shkroi dhe ngriti këtë tezë dhe transmetoi këtë bindje, sepse gjuha zhvillohet, madje me kalimin e kohës edhe ndryshon.

Aleksandri i Madh dhe heronjtë mitikë flisnin pellazgjisht

Shumë të dhëna dëshmojnë se pellazgjishtja ishte dhe gjuha e Aleksandrit të Madh dhe e strategëve të tij. E ëma e tij Olimbiadha, ishte me prejardhje nga Mollosia dhe ajo jetoi shumë vite në Aleksandri. Dhe në fakt shumë fjalë të vjetra maqedonase të njohura që janë ruajtur, janë të njëjta me gjuhën arvanitase. Ndaj dhe Finlei tek libri “Historia e Revolucionit grek” do të shkruante që Aleksandri i Madh, në simpoziumet e tij me strategët fliste një dialekt të vjetër arvanitas, shkruan konica.al.

Tezat e Aristidh Kolës nuk janë të vetmet. Shumë studiues të huaj mbrojnë tezën pellazgjike. Pa i përmendur të gjithë mund të thuhet se më e pranueshmja është ajo e studiuesit Eduart Schneider, 1894, i cili thotë se Pellazgët janë një racë autoktone, më e hershmja se periudha kuaternare dhe ilirët janë pasardhësit e tyre. Akademiku francez, Druon do të mbrojë tezën pellazgjike të shqiptarëve para grekëve të lashtë. Ndërkohë që Michael Attaleiates, kronisti bizantin do të shkruante “Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur as Roma as katolicizmi. Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë vendin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button